Ekip
17 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
RANCHO MIRAGE (AA) - Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se nuk ka iluzione se marrëveshja për "ndalimin e dhunës" në Siri do të sjellë paqe të qëndrueshme për këtë popull "zemërthyer", transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në samitin e liderëve të ASEAN në Kaliforni, Obama tha se Rusia ishte "pjesëmarrëse në shkatërrimin e Sirisë", dhe se atje do të mbetet e zhytur në "baltë të gjallë".
Presidenti amerikan ka shtuar se pavarësisht pushtimeve të fundit të disa territoreve të marra nga forcat e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad të mbështetura nga sulmet ushtarake ruse, ende tre të katërtat e vendit mbeten nën kontrollin e forcave të tjera.