Turgut Alp Boyraz
24 Tetor 2017•Përditësim: 24 Tetor 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë në Bregun e okupuar Perëndimor kanë arrestuar 19 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite njoftoi se në bastisjet gjatë mbrëmjes janë arrestuar palestinezë nën akuzën se kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste.
Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku për shkaqe të ndryshme arrestojnë palestinezë.
Në burgjet izraelite gjenden rreth 7.000 palestinezë, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur.