Yaser Albanna,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
30 Gusht 2019•Përditësim: 31 Gusht 2019
Ushtarët izraelitë qëlluan me një plumb gome fotoreporterin e Anadolu Agency (AA), Ali Cadallah i cili është me detyrë në Rripin e Gazës nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).
Fotoreporteri Cadallah, i cili ndjek protestat paqësore të "Marshit të Kthimit të Madh" në lindje të Gazës, u plagos në ballë nga ushtarët izraelitë me një plumb gome.
Ndaj Cadallah është kryer ndërhyrja e parë e ndihmës emergjente në afërsi të vendit të ngjarjes dhe është mësuar se gjendja e tij është e mirë.
Shumica e fotoreporterëve të AA-së janë plagosur në sulmet e Izraelit gjatë protestave të "Marshit të Kthimit të Madh" të cilat vazhdojnë në kufirin e Gazës që prej 30 marsit 2018. Ku dhe njëri prej këtyre është fotoreporteri i sapo plagosur Ali Cadallah.
Cadallah për herë të parë u godit në gjoks nga një kapsulë e gazit lotsjellës më 25 maj 2018, ndërsa një muaj më pas u plagos në dorë nga një pjesë e plumbit. Cadallah është plagosur gjithashtu edhe gjatë protestave më 22 mars 2019.