Abdurrauf Arnavut,Safiye Karabacak
02 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor arrestuan 15 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në Bregun Perëndimor ushtarët kanë arrestuar 15 palestinezë me dyshimin "për përfshirje në incidentet e dhunshme".
Muajin e kaluar në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem ushtria izraelite ka arrestuar 551 palestinezë prej të cilëve 131 janë fëmijë dhe se numri i palestinezëve në burgjet e Izraelit ka arritur në 7 mijë.