Mohammad Fahim Abed
02 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
KABUL (AA) - Në sulmet ajrore ndaj objektivave të DAESH-it në qytetin Nangarhar të Afganistanit janë vrarë 29 militantë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogyanay në deklaratën e tij tha se mbrëmë në qarkun Açin të qytetit Nangarhar me mbështetjen e forcave të NATO-së kanë kryer 4 sulme ajrore ndaj pozicioneve të DAESH-it.