Ekip
31 Gusht 2019•Përditësim: 01 Shtator 2019
Të paktën 24 persona e kanë humbur jetën dhe 2 janë plagosur kur një autobus pasagjerësh ra në një humnerë të thellë në veri të Pakistanit të premten në mbrëmje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Viktimat, që i përkasin të njëjtës familje nga zona e Kohistanit të Epërm, ishin duke u kthyer nga një dasmë.
Sipas "Geo News", një transmetues lokal, autobusi po transportonte 35 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë kur ndodhi aksidenti, afër zonës Kandia të Kohistanit.
Kohistani i Epërm është një zonë kodrinore në kufi me rajonin Gilgit-Baltistan.
Në vazhdimin e operacioneve të shpëtimit, vendasit së bashku me ekipe të specializuara fillimisht u përballën me vështirësi për shkak të errësirës.
Aksidentet vdekjeprurëse rrugore janë të zakonshme në Pakistan kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët, ngasjes së pakujdesshme dhe standardeve të dobëta të sigurisë.