Ala er-Rimavi,Safiye Karabacak
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) - Gjatë bastitsjes në lagjen Beyt Rima në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, ushtarët izraelitë kanë plagosur një palestinez dhe një tjetër është arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, përleshja mes forcave izraelite dhe palestinezëve ka ndodhur në orët e mëngjesit në lagjen Beyt Rima. Njoftohet se si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë një palestinezë është plagosur me plumb të vërtetë dhe se shumë të rinj kanë pësuar nga gazi lotësjellës.