Mahmut Geldi
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimor kanë vrarë një palestinez i cili ka qëlluar me thikë një izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite mësohet se një izraelit ishte plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me thikë në rajonin el-Favar në qytetin El-Halil i cili ndodhet në jug të Bregut Perëndimorë. Ndërsa sulmuesi palestinez theksohet se ka humbur jetën në vend.
Ndër të tjera theksohet se Ministria e Shëndetësisë palestineze ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen.
Tensionet në rajon janë gjithnjë në rritje dhe kanë arritur në përmasa serioze pas sulmeve të kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve dhe bastisjeve kundrejt Mesxhid-i Aksa-së, ku theksohet se që nga fillimi i muajit tetor e deri tani janë vrarë më shumë se 90 palestinezë.