Amina Zorniç
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
SHKUP (AA) - Në vazhdën e sulmeve të fundit terroriste që ndodhën në Paris, Këshilli Fetar Musliman (CFCM), trupi kryesor musliman në Francë, njoftoi se do të shpërndajë licenca për imamët në përpjekje për të çrrënjosur ekstremizmin dhe "nga shpina e fesë të heqë propagandën xhihadiste", raporton Anadolu Agency (AA).
"Certifikatat për imamët do të lëshohen si patentë shoferi", tha presidenti i CFCM, Anouar Kbibech.
Gazeta britanike "The Guardian" shkruan se ky veprim vjen 11 ditë pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse në Paris që vranë 129 persona. Pas ngjarjeve të fundit, në Francë sërish kanë rifilluar temat e ashtuquajtura të radikalizmit islamik, sidomos pasi u zbulua se katër sulmuesit ishin francezë të cilët kishin vepruar nën organizatën terroriste DAESH.