Ruslan Rehimov
05 Maj 2021•Përditësim: 05 Maj 2021
Ushtria azerbajxhanase të martën zhvilloi stërvitje me mjete ajrore pa pilot Bayraktar të prodhuara nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pamjet e shpërndara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përfshinin heqjen e dronëve nga hangari, duke i sjellë ato në pistë.
Ekuipazhi u pa duke ekzaminuar dhe furnizuar me karburant dronët.
Dronët, të cilët u ngritën si pjesë e stërvitjes, zbuluan dhe shkatërruan objektiva të simuluar të armikut.