İdris Okuducu
30 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
ENBAR (AA) - Forcat e ushtrisë irakiane dhe forcat e fiseve vendase nën përkrahjen ajrore të koalicionit ndërkombëtarë, kanë hyrë në Felluxha, qytet ky që kontrollohet nga organizata terroriste, DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Raxhi Barakat, anëtar i Komisionit të Sigurisë pranë Parlamentit të rajonit të Enbarit, ka thënë për gazetarin e AA se ''forcat pjesëmarrëse për shpëtimin e Felluxha-s kanë hyrë këtë mëngjes në qytet nga tre anët e tij. Forcat në fjalë janë duke përparuar në jug, lindje dhe veri të qytetit.''
Duke theksuar se militantët e organizatës terroriste, DAESH, për të penguar përparimin e forcave të sigurisë organizojnë sulme me autobomba, Barakat në vijim ka shtuar: ''Janë duke penguar hyrjen në qytet të forcave të sigurisë me topa, anti-tanke dhe me minat lëna në terren.''