Ahmed Abdelsalam Ahmed Nassr,Meryem Kasım
29 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
RIJAD (AA) - Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond, në kuadër të një turi vizitash në vendet e Gjirit ka filluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Gjatë kësaj vizite ai është pritur nga Mbreti i këtij vendi, Selman bin Abdulaziz Al Suud, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, WAFA, Mbreti Selman e ka pritur Hammond-in në Xhidde. Në takim thuhet se prezent kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Arabisë Saudite.
Hammond i cili ka nisur një tur vizitash zyrtare në vendet e Gjirit, pritet të takohet edhe me përfaqësuesin Special të OKB-së për Jemenin, Ismail Vild Shejh Ahmed.
Ndërkohë në një njoftim zyrtarë nga institucioni qp drejton Hammond thuhet se shefi i diplomacisë së këtij vendi krahas Arabisë Saudite do të vizitojë Kuvajtin, Katarin, Bahrejnin, Emiratet e Bashkuar Arabe dhe Omanin. Në qendër të këtyre takimeve pritet të jenë situata në rajon dhe tema të tjera ndërkombëtare.