Ali Abo Rezeg
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera mbrëmë në Bregun Perëndimor të okupuar, theksohet në njoftimin e ushtrisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e lëshuar të mërkurën theksohet se personat janë arrestuar nën dyshimin se kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, afër 5,000 palestinezë përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet izraelite të ndalimit.