Abdurrauf Arnavut,Safiye Karabacak
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se ushtarët izraelitë në rajonet e Bregut Perëndimorë dhe në zonat veriore të izraelit kanë arrestuar 50 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA)
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite theksohet se në Bregun Perëndimorë janë arrestuar 12 palestinezë me arsyetimin se ishin në kërkim për "përfshirje në ngjarje terroriste dhe të dhunshme".
Ndërsa në anën tjetër zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samri në një deklaratë me shkrim ka theksuar se "në zonat veriore të izraelit janë arrestuar 38 palestinezë se nuk posedonin lejen e hyrjes".