Abdurrauf Arnaut,Daniel Gallego
21 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
TEL AVIV (AA) - Njoftohet se ushtarët Izraelitë kanë arrestuar 47 palaestinezë në Bregun Perëndimorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga ushtria izraelite theksohet se njësitë e ushtrisë në koordinim me ato të forcave kufitare kanë arrestuar 47 palestinezë me arsyetimin se janë përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Bregun Perëndimorë.
Në deklaratë theksohet ndër të tjera se palestinezët janë dërguar në rajonin e policisë për tu marrë në pyetje.
Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimorë dhe në Jeruzalem shpeshherë arrestojnë palestinezët dhe bastisin shtëpitë e tyre me akuza të ndryshme.
Sipas raporteve të institucioneve zyrtare palestineze theksohet se në burgjet izraelite ndodhen më shumë se 6 mijë palestinezë.