Meryem Kasım
29 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite për shkak të "nxitjes së dhunës" ka mbyllur edhe një radio lokale palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton kanali 2 izraelit, ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, në qytetin Hebron ka mbyllur radion "Dream", "për shkak të përmbajtjes e cila nxit dhunë".
Dëshmitarët i kanë thënë gazetarit të AA se është kryer sulm në radion në orët e hershme të mëngjesit dhe është konfiskuar një pjesë e pajisjes.
Ushtria izraelite në muajt e fundit në qytetin e njëjtë ka mbyllur edhe dy radio lokale, "Minber el-Hurriyye" dhe "El-Halil".