Qays Abu Samra,Hacer Başer
10 Janar 2018•Përditësim: 10 Janar 2018
RAMALLAH (AA) - Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve që kanë reaguar ndaj bastisjeve izraelite nëpër shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët izraelitë u përballën me reagim nga të rinj palestinezë pasi mëngjesin e sotëm organizuan bastisje në disa shtëpi në qytetin e Ramallahut.
Ndaj palestinezëve që hodhën gurë në shenjë proteste, ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës.
Incidentet nuk kanë rezultuar me të vdekur ose të plagosur.
Forcat izraelite shpesh organizojnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar, duke arrestuar palestinezë me akuza të ndryshme.