Qays Abu Samra,Hamdi Yıldız
02 Shkurt 2018•Përditësim: 03 Shkurt 2018
RAMALLAH (AA) – Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë sot ndaj protestuesve palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup palestinezësh të qytezës Jibja në afërsi të Ramallahut sot namazin e xhumasë e falën në një fushë të cilën Izraeli dëshiron ta pushtojë për kolonët hebrenj. Palestinezët pas namazit të xhumasë protestuan kundër këtij plani të Izraelit.
Ushtarët izraelitë ndërhynë në protestë me gaz lotsjellës si dhe me plumba gome dhe plumba të vërtetë. Palestinezët iu përgjigjën ushtarëve duke hedhur gurë.
Në anën tjetër, përleshje mes protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë ndodhën edhe gjatë protestave të mbajtura në qytezat Nebi Salih, Belin, Nalin në perëndim të Ramallahut, në hyrjen perëndimore të qytetit dhe në El-Bira si dhe në qytetet Kefer Kadum, qendra e Halilit dhe Bejtullahim.
Grupet palestineze kanë bërë thirrje për organizim të “protestave të zemërimit”, kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një deklaratë më 6 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se ka njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe se ka udhëzuar zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.