Qais Omar Darwesh Omar,Zeynep Hilal Karyağdı Duran
07 Dhjetor 2022•Përditësim: 07 Dhjetor 2022
Forcat izraelite rrethuan zonën e Qytetit të Vjetër në Nablus të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të marra nga burimet e lokale, mësohet se ushtria izraelite ka kryer bastisje në Nablus dhe se forcat izraelite kanë rrethuar zonën e Qytetit të Vjetër duke mbyllur hyrjet dhe daljet.
Theksohet se në zonë mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë janë shënuar përleshje dhe se janë dëgjuar të shtëna me armë.
Grupi i shfaqur në zonën e Qytetit të Vjetër dhe i cili në Palestinë e ka emërtuar veten si "Strofulla e Luanëve" dje njoftoi se janë në gatishmëri kundër çdo sulmi izraelit.
Izraeli kohët e fundit ka rritur bastisjet dhe operacionet e arrestimeve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim.
Ushtarët izraelitë krahas plumbave plastikë ndërhyjnë edhe me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që reagojnë kundër bastisjeve. Për këtë arsye në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor ndodhin përleshje mes grupeve palestineze dhe ushtarëve izraelitë.