Turgut Alp Boyraz
07 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite ka rrënuar tre shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Tre familje palestineze mbetën pa kulm mbi kokë për shkak të, siç thuhet, ndërtimit të paligjshëm të objekteve.
Siç lajmëron gazetari i AA-së nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i ushtarëve izraelitë hynë në vendin Ciftlik në Bregun Perëndimor. Me buldozerë prishën shtëpitë të cilat janë ndërtuar para dy vitesh.
Në Bregun Perëndimor jetojnë rreth 400 mijë kolonë hebrenjë dhe 2.5 milionë palestinezë ndërsa në Jerusalemin Lindor jetojnë 200 mijë kolonë hebrenjë ndërsa më shumë se 300 mijë palestinezë.
Forcat izraelite vazhdojnë edhe praktikën e bastisjes së shtëpive dhe arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.
Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, momentalisht në burgjet izraelite gjenden afër 7.000 palestinezë, mes të cilëve janë edhe 300 të mitur.t