Ala er-Rimavi,Meryem Kasım
01 Mars 2016•Përditësim: 01 Mars 2016
JERUSALEM (AA) - Në përleshjet që ndodhën në kampin e refugjatëve Kalendija në Bregun Perëndimor të cilat nisën mbrëmë mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve, ka humbur jetën 1 palestinez ndërsa janë palgosur 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, thuhet se "Është njoftuar për vrasjen e një palestinezi në ministrinë tonë".
Ndërsa në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se "është hapur zjarr nga ana e palestinezëve kundrejt një automjeti ushtarak i cili gabimisht ka hyrë në kampin e refugjatëve Kalendija, ndërsa më pas kanë ndodhur përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë".
Në deklaratën me shkrim të policisë izraelite thuhet se janë plagosur 5 policë, të cilët janë transferuar në spital për trajtim mjekësor.