Nancy Caouette
01 Mars 2016•Përditësim: 01 Mars 2016
MEXICO CITY (AA) – Qeveria e Meksikës ka njoftuar se do të pushojë nga puna 3.360 mësimdhënës të cilët nuk e kanë dhënë testin për vlerësimin e diturisë të cilën qeveria federale meksikane e zbaton si një nga masat e reformës së arsimit në atë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri meksikan i Arsimit Aurelio Nuno në ceremoninë e mbrëmshme bëri të ditur rezultatin lidhur me testin për vlerësimin e diturisë i cili është mbajtur javën e kaluar dhe me atë rast ka theksuar se 2 përqind nga gjithsej 153 mijë e 86 mësimdhënës kanë refuzuar testin dhe veç më sot do të largohen nga puna.
"Mësimdhënësit të cilët nuk e kanë kaluar testin të martën do të largohen. Megjithatë, asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa mësues, për shkak se ne do të gjejmë zëvendësime", tha ministri Nuno.
Nuno tha se 15 përqind e mësimdhënësve nuk e kaluan provimin, dhe se 49 përqind e mësuesve morën nota shumë të larta. Ai njoftoi se mësuesit të cilët nuk e kanë dhënë provimin kalojnë në një program të veçantë trajnimi dhe specializimi, ndërsa ata me nota të larta kanë të drejtën e avancimit.