Turgut Alp Boyraz
23 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) – Për shkak të dyshimit se kishin për qëllim të kryente "sulm me thikë", policia izraelite në Jerusalemin Perëndimorë, ka vrarë palestinezen 16-vjeçare, kurse palestinezja tjetër dy vjet më e re përfundoi me plagë të rënda, raporton Anadolu Agency (AA).
"Policia izraelite qëlloi drejt vajzave të moshës 16 dhe 14 vjeç. Sulmuesja 16-vjeçare u vra në vend, ndërsa vajza 14- vjeçare u shtrua në spital dhe është në gjendje kritike", ka thënë zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samiri.
Ai shtoi se me këtë rast lehtë është plagosur roja e sigurisë i cili aksidentalisht u plagos duke u përpjekur për të qëlluar palestinezet.