Ali H. M.Abo Rezeg
16 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
KUDS (AA) – Ushtria izraelite bëri të ditur se ka zbuluar një tunel të ri të fshehtë të hapur nga pjesëtarët e lëvizjes Hezbollah, nën kufirin libianezo-izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite përmes një deklarate thotë se ka kryer një operacion dhe ka neutralizuar kërcënimin ekzistues.
"Tuneli është shkatërruar sikur u shkatërruan edhe ato që kemi zbuluar më parë. Kushdo që niset nga ana e Libanit përmes tunelit do të jetë në rrezik", thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite, e cila fajëson qeverinë libiane për gërmimin e tuneleve sekrete nën kufi.
Deklarata tha gjithashtu se ky ishte tuneli i katërt në total i gjetur dhe i shkatërruar në kufirin libanezo-izraelit.
Hezbollah nuk ka komentuar rastin.