Ekip,Ali H. M. Abo Rezeg
05 Qershor 2020•Përditësim: 06 Qershor 2020
Ushtria libiane sot ka çliruar qytetin strategjik Tarhuna nga milicia e kryekomandantit puçist, Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Objektivi ynë i ri janë Sirte, Jufra dhe fushat e naftës në jug të vendit"
"Forcat tona po e pastrojnë qytetin pasi nuk shihet rezistencë nga milicitë e Haftarit pas tërheqjes së tyre prej atje", tha për AA, Mustafa-Majei, një zëdhënës i operacionit Burkan Al-Ghadab (Vullkani i tërbimit).
Al-Majei shtoi se "pas pastrimit të Tarhuna, ne do të aktivizojmë drejtorinë e sigurisë kombëtare në qytet, së bashku me shërbimet e tjera të sigurisë atje. Kjo do të bëhet në koordinim me Ministrinë e Brendshme", theksoi ai.
Tarhuna ishte një pikë kryesore për linjat e furnizimit për milicitë e Haftarit nga baza ajrore Al-Jufra.
Ushtria e Libisë të enjten njoftoi çlirimin e plotë të kryeqytetit Tripoli dhe se forcat e saj po lëviznin drejt çlirimit të Tarhuna, fortesa e fundit e Haftarit në Libinë perëndimore.
Në mars, qeveria libiane nisi operacionin “Stuhia e Paqes” për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit dhe kohët e fundit rimori vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.
Qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.