Adham Kako,Burak Karacaoğlu,Levent Tok
06 mars 2018•Përditësim: 06 mars 2018
IDLIB/ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" pastruan nga terroristët fshatin Katmah në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga YPG/PKK-DEASH fshatin Katmah pranë qytezës Sheran në verilindje të Afrinit.
Afrin përbëhet nga 6 qyteza si dhe një qendër të qarkut.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 150 pika, përfshirë katër qendra të qytezave, 120 fshatra, si dhe 30 pika kritike në Afrin.