Bahtiyar Abdukerimov
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
TASHKENT (AA) - Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në grykën malore Kamçik, në lindje të Uzbekistanit humbën jetën 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Drejtoria për Situata Emergjente bëjnë të ditur se në rrëshqitjen e dheut në grykën malore Kamçik të luginës Fergana në lindje të vendit më shumë se 13 mijë metra kub ka rrëshqitur në rrugë.
Gjatë rrëshqitjes së dheut 2 automjete kanë mbetur nën rrënoja. Ekipet për kërkim dhe shpëtim kanë arritur të shpëtojnë 6 persona në automjetet, ndërsa kanë gjetur 5 trupa të pajetë.
Nga gryka malore Kamçik kalon vetëm një autostradë cila rajonet Fergana, Namangan dhe Andican i lidh me rajonet e tjera të vendit. Orteqet dhe rrëshqitjet e dheut që ndodhin në grykën malore shkaktojnë shumë viktima në njerëz.