Bahtiyar Abdukerimov
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
TASHKENT (AA) - Pas vdekjes së presidentit të parë Islam Kerimov më 2 shtator si pasojë e gjakdherjes në tru i cili vendin e udhëhoq për 27 vjet Uzbekistani do të votojë për të zgjedhur presidentin e ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Votimet filluan në orët e mëngjesit dhe në këto zgjedhje garojnë katër kandidatë duke përfshirë edhe Zëvendës presidentin dhe kryeministrin Shavkat Mirzijojev. Në këto zgjedhje qytetarët kanë shprehur një interesim të madh për të votuar. Sipas kohës lokale qendrat e votimit u hapën në ora 06.00 dhe do të mbyllen në ora 20.00. Për shkak të zgjedhjeve në qytetet e mëdha transporti publik do të jëtë pa pagesë.
Votuesja 82 vjecare Latefet Karimova në deklaratën për gazetarin e AA-së theksoi se edhe përkundër vështirësive për të ecur ajo shkon në vendvotim për një ardhmëri më të mirë për Uzbekistanin dhe uron që këto zgjedhje të jenë të dobishme për të gjithë qytetarët e këtij shteti.