Bekim Laci
04 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
VATIKAN (AA) – Kreu i Vatikanit, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën të shenjtë, transmeton Anadolu Agency (AA). ±§§Në sheshin "Shën Pjetri" jehoi një duartrokitje e fortë, madje më herët se që Papa Françesku të përfundojë ritualin e shenjtërimit.
Mijëra persona janë mbledhur në sheshin "Shën Pjetri" në Vatikan ku po mbahet ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë e cila jetën e saj ia kushtoi misionit bamirës duke ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët.
Natën e kaluar njerëzit janë lutur në kishat, ndërsa mëngjesin e sotëm kishin marrë rrugën për në Vatikan ku sipas vlerësimeve janë mbledhur rreth 100 mijë besimtarë të krishterë.
Duke ndjekur hapat e misionares katolike Gongje Bojaxhiu, Papa Françesku do të shpërndajë pica falas për rreth 1.500 të pa strehë të cilët kanë ardhur në Vatikan për ceremoninë e shenjtërimit.
Për personat e pastrehë të cilët kanë mbërritur në Vatikan më vonë do të shtrohet një drekë në sallën e auditoriumit të Vatikanit.
Nënë Tereza ka qenë fituese e Çmimit Nobel për paqe. Ka lindur në Shkup më 26 gusht 1910, i cili në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, dhe vdiq në Kalkuta, Indi, më 5 shtator 1997.
Ajo ishte misionare katolike me origjinë shqiptare e lindur me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu.
Nënë Tereza themeloi Misionarët katolikë të komunitetit bamirës në Kalkutë në vitin 1950 duke qëndruar mbi 45 vjet në shërbim të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.
Papa Gjon Pali II e shpalli lumturimin e Nënë Terezës më 19 tetor të vitit 2003, ndërsa për tu shpallur shenjtore është nevojitur verifikimi nga papa i dy mrekullive të saj.
Vatikani ka pranuar shërimin e një gruaje nga tumori dhe një shërim tjetër nga tumori në Brazil.