Hakan Ceyhan Aydoğan
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
MOSKË (AA) - Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksander Fomin, ka deklaruar se vazhdojnë bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë në lidhje me sistemet e mbrojtës ajrore S-400, raporton Anadolu Agency (AA).
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Kirgizistan, Fomin tha se "Bisedimet vazhdojnë. Aktualisht nuk bëhet fjalë për dorëzim. Nëse arrihet marrëveshje atëherë mund të kryhet dorëzimi dhe aktualisht nuk ka marrëveshje për një gjë të tillë".
Edhe drejtuesi i lartë i kompanisë shtetërore ruse Roctec për industrinë e mbrojtjes, Sergey Çemezov në një deklaratë të bërë javën e kaluar ishte shprehur se Turqia kishte interes për sistemin S-400 dhe se bisedimet ishin në vazhdim.