Adham Kako,Halit Süleyman
01 Prill 2017•Përditësim: 02 Prill 2017
HUMUS (AA) - Vazhdojnë evakuimet nga rajoni Vaer në afërsi të Humusit të Sirisë, vend ky që ndodhet nën rrethimin e regjimit sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë ditës së sotme është nisur autokolona e tretë e cila mbante civilë dhe opozitarë ushtarakë të këtij rajoni.
Në autokolonën e sotme kishte rreth 800 persona. Ata kanë kaluar nën kontrollin e opozitarëve në drejtim të Idlibit. Ndërsa në autokolonë kishte 358 gra, 433 fëmijë dhe 73 të sëmurë.
Civilët e evakuuar më parë përmes autokolonës së parë dhe të dytë janë dërguar në Jarabulus, vend ky i pastruar nga terroristët e DEASH-it me ndihmën e ushtrisë turke.
Nga ana tjetër thuhet se deri në përfundimin e evakuimeve pritet që të nxirren rreth 15 mijë civilë nga rajoni Vaer. Sipas planit çdo javë evakuohen të paktën 2 mijë civilë.