Ekip
22 Janar 2020•Përditësim: 23 Janar 2020
Në Kolumbi kanë vazhduar protestat, ndërsa autoritetet njoftojnë se tre oficerë të policisë dhe një protestues janë plagosur, si dhe 13 autobusë dhe 6 stacione të autobusëve janë vandalizuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sindikatat e punës, studentët, mësuesit, grupet indigjene dhe organizatat feministe filluan së pari grevën në nëntor, duke drejtuar një valë të pakënaqësisë për mungesën e mundësive arsimore, zbatimin e ngadaltë të marrëveshjes së paqes në vitin 2016 midis qeverisë dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), vrasjet e liderëve të organizatave civile dhe pabarazinë e rrënjosur në shoqërinë kolumbiane.
Në Kolumbi kanë vazhduar protestat, ndërsa autoritetet njoftojnë se tre oficerë të policisë dhe një protestues janë plagosur, si dhe 13 autobusë dhe 6 stacione të autobusëve janë vandalizuar. Sindikatat e punës, studentët, mësuesit, grupet indigjene dhe organizatat feministe filluan së pari grevën në nëntor, duke drejtuar një valë të pakënaqësisë për mungesën e mundësive arsimore, zbatimin e ngadaltë të marrëveshjes së paqes në vitin 2016 midis qeverisë dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), vrasjet e liderëve të organizatave civile dhe pabarazinë e rrënjosur në shoqërinë kolumbiane. ( Lokman İlhan - Anadolu Agency )
Protestuesi Luis Ramirez, një profesor në Universitetin Kombëtar të Kolumbisë në mesin e mijëra protestuesve, për AA tha se ka shumë arsye për të dalë në rrugë.
"Pas 50 viteve luftë, ne tani mund të mendojmë për pabarazinë, skandalet e korrupsionin që kanë dëmtuar besimin tonë në klasën politike dhe vrasjen e udhëheqësve social", tha ai.
Sipas Indepaz, organizatës joqeveritare që kryen projekte afatgjata në Kolumbi, më shumë se 20 liderë socialë janë vrarë gjatë ditëve të para të vitit.
Kryebashkiakja e Bogotas, Claudia Lopez, u bëri thirrje protestuesve që të zhvillojnë tubime paqësore për të shmangur ndërhyrjen e forcave të rendit. Por, protestat u bënë të dhunshme kur policia u përlesh me demonstruesit që bllokuan rrugët.
Presidenti Ivan Duque filloi një dialog kombëtar me grupe të ndryshme, por Komiteti Kombëtar i Grevës këmbënguli në organizimin e tubimeve të reja për të bërë presion ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre.
Të martën në mëngjes, presidenti Duque tha është kundër çdo llojit të dhunës ndaj qytetarëve dhe pjesëtarëve të forcave publike.
Qeveria ka ftuar demonstruesit që të bashkangjiten në një dialog kombëtar për të diskutuar kërkesat e tyre, por ka skepticizëm midis organizatorëve për gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre.