Mahmoud Mohamed Barakat
25 Mars 2021•Përditësim: 25 Mars 2021
Autoritetet e Kanalit të Suezit rinisën përpjekjet për të liruar anijen me kontejnerë që është bllokuar në Kanalin e Suezit që nga e marta, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija "Ever Given", e ngecur në cekëtinë ka shkaktuar ngecje të një numër të madh anijesh në Kanalin e Suezit.
Ekipet e shpëtimit pezulluan operacionin të mërkurën në mbrëmje për të rifilluar këtë mëngjes, citoi Bloomberg zyrtarët në Kanalin e Suezit.
Zyrtarët egjiptianë theksuan se më shumë pjesëtarë të shpëtimit do të mbërrijnë në vendngjarje për të shpejtuar operacionin.
Sipas një raporti të Bloomberg, rreth 180 anije mbeten të bllokuara në Detin e Kuq dhe Mesdhe.
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se anijet që vinin nga Mesdheu drejt Detit të Kuq rifilluan të kalonin përmes kanalit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Anija që ishte bllokuar, me një gjatësi 400 metra dhe një gjerësi 59 metra, dhe një ngarkesë prej 224.000 tonë, po lundronte nga Kina në Roterdam, Holandë.
Kanali i Suezit, i cili konsiderohet si një nga kanalet dhe ngushticat më të rëndësishme në të gjithë botën, është rruga më e shkurtër e transportit ndërmjet Evropës dhe Azisë.