Safiye Karabacak
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) – Hebrenjët e vendosur në Jerusalem po kryejnë bastisje në grupe në oborrin e Mesxhid-i Aksasë, i cili ndodhet nën mbrojtjen e policisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjejgësi medial i Administratës së Fondacioneve Islamike në Jerusalem, Firas Dibs në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se kolonët hebrenj po kryejnë bastisje duke hyrë në oborrin e Mesxhid-i Aksasë nëpërmjet portës Megaribe, në shoqërim të policisë izraelite.
Kolonët hebrenj bastisjet në oborrin e Mesxhid-i Aksasë janë duke i kryer zakonisht në orët e mëngjesit dhe të drekës në mënyrë grupore.
Kriza eskaloi të premten më 14 korrik, kur policët izraelitë vranë tre palestinezë para dhe brenda kompleksit të Al-Aksës, ndërsa kjo rezultoi me rrëmujë masive në të cilën u lënduan më shumë persona, mes të cilëve edhe dy policë izraelitë të cilët humbën jetën rrugës për në spital.
Pas kësaj, forcat izraelite të cilat kishin mbyllur Mesxhid-i Aksa-në për faljen e namazit të dielën hapën dy porta të Al-Aksës dhe vendosën detektorë metalik.