Erdal Türkoğlu
04 Janar 2016•Përditësim: 04 Janar 2016
HATAJ (AA) - Në rajonet Bayırbucak Türkmen dhe Cebel Ekrad në zonën rurale Latakia të Sirisë vazhdojnë përleshjet e dhunshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të cilët gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet lokale, sot në mëngjes ka patur përleshje në rrethinën e Burc el Kasab, që gjendet në Malin Turkmen dhe në malin El Nobe i cili gjendet në Cebel Ekrad.
Njoftohet se në vazhdim përleshjet janë intensifikuar, ku forcat e regjimit kanë sulmuar rajonin me artileri dhe raketa, ndërsa shtohet se nga sulmet ka të vdekur dhe të plagosur.