Haydar Hadi
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 01 Janar 2016
BAGDAT (AA) - Vazhdon humbja territoriale e organizatës terroriste DAESH e cila kishte 40 përqind të territorit në Irak. Pasi organizata humbi Ramadin prania e saj në vend ra në 17 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).
DAESH-i brenda këtij viti në luftimet kundër ushtrisë së Irakut ka humbur qytetin më të madh sunnit Ramadin dhe rajonin Bejxhi i cili ka rafinerinë më të madhe të naftës dhe të ardhurat më të mëdha në vend. Gjithashtu në luftimet kundër Peshmergëve ka humbur rajoni Sinxhar në Mosul.
- Humbja në Ramadi-
Ushtria e Irakut 4 ditë më parë në kuadër të operacioneve njoftoi rimarrjen e Ramadit nga DAESH dhe vendosi flamurin e Irakut në ndërtesat e qeverisë të cilat ishin të rëndësisë strategjike. DAESH më 18 maj 2015 mori nën kontroll të plotë qytetin Ramadi pa asnjë rezistencë, pas tërheqjes së forcave të policisë dhe ushtrisë. Kjo situatë u komentua si kundërpërgjigje e organizatës e cila në muajin mars humbi qytetin suniit Tikritin.
Ramadi për nga pozita gjeografike ka një rëndësi strategjike dhe ndodhet 100 km në largësi nga kryeqyteti Bagdad. Me rimarrjen e këtij qyteti nga forcat irakiane theksohet se është zvogëluar rreziku ndaj Bagdadit nga DAESH-i dhe se ka zënë ngushtë organizatën terroriste. Ramadi me pozicionimin e tij mbi lumin Eufrat gjithashtu duke lidhur Bagdadin me Jordaninë dhe Sirinë ofronte lehtësira për militantët veçanërisht në hyrjet dhe daljet e tyre në Siri.
- Humbja e rajonit Bejxhi nga DAESH-i
Organizata më 12 prill të këtij viti në rajonin Selahattin mori nën kontroll zonën Bejxhi në të cilën ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend dhe me të ardhurat më të mëdha. DAESH pasi mori nën kontroll këtë rajon synonte të rriste burimet e të ardhurave financiare dhe të vendoste nën një siguri financiare shtetin të cilin pretendonte të formonte. Rajoni Bejxhi gjithashtu për organizatën kishte edhe një rëndësi tjetër, ku kjo zonë ishte qendër koordinimi për furnizimin me armë dhe municione që do të kryheshin ndaj militantëve përmes linjës mbi Mosul dhe Selahattin.
Por DAESH pasi në muajin tetor hyri në konflikte intensive me forcat e ushtrisë dhe milicëve Shiite humbi rajonin Bejxhi. Në lidhje me këtë u theksua se DAESH para se të hynte në konflikte me forcat e Irakut ajo minoi zonën e refinerisë dhe duke gërmuar tunele siguroi rrugë shpëtimi për militantët. DAESH bashkë me Bejxhi gjithashtu humbi edhe rajonin Sinije që kishte rafineri të naftës dhe pozitë strategjike. Në Sinije krahas rafinerisë ndër të tjera ndodhen baza e katërt ushtarake e ish-ushtrisë së Irakut dhe një aeroport i madh ushtarak. Kjo situatë bëri që Sinije të bëhej një rajon logjistik për forcat e SHBA-së që pushtuan Irakun.
- Humbja e rajonit Sinxhar nga DAESH-
Organizata terroriste DAESH-i më 3 gusht 2014 mori nën kontroll rajonin Sinxhar në Mosul i cili më shumë përbëhet nga komuniteti Yezidi. Këto të fundit për shkak të konflikteve braktisën shtëpitë e tyre dhe u strehuan në rajonet Duhok dhe Zaho në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut. DAESH-i pas afërsisht 1 vit e 3 muaj më 13 nëntor 2015 e humbi rajonin Sinxhar pa treguar shumë rezistencë ndaj forcave Peshemerge të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut.
Zëdhënësi i forcave të koalicionit, Steve Warren në një deklaratë më 21 dhjetor kishte pohuar se organizata terroriste DAESH-i kishte humbur 40 përqind të territoreve të marra në kontroll në Irak. Ndërsa ministri irakian i Mbrojtjes, Halid el-Ubejdi duke vënë në dukje se DAESH-i kishte nën kontroll 17 përqind të territorit irakian, kishte rikujtuar gjithashtu se më parë kjo shifër ishte 40 përqind.
Pavarësisht se forcat e Irakut kanë çliruar qendrën e Ramadit ende në zonat përreth tij ka konflikte dhe se objektivi i forcave është shpëtimi i Felluxhe ku është strehuar DAESH pasi u largua. Ndër të tjera ka shqetësime se organizata do të bëjë rezistencë të fortë që të mos japë rajonin Felluxhe në perëndim të vendit ku ajo është strehuar.
- Rajonet nën kontrollin e DAESH-it në Irak-
Organizata DAESH e cila këtë vit ka pësuar humbje të territoreve në Irak, ka nën kontroll Mosulin dhe rajonet Telafer, Shirgat dhe el-Hadar të Mosulit. DAESH i cili është çrrënjosur nga Ramadi që është edhe qendra e Enbarit gjithashtu këtu ka nën kontroll rajonet Hit, Xheziret'ul Halidije, Elbu Alvan, El-Sufije, El-Sexharije, El-Bubali, Kaim, el-Sile, elbu İse, el-Hamidije, Rawa Ana të Felluxhe-s si dhe rajonet Havixhe, Rijad në jug të Kerkukut.