Ekip
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 01 Janar 2016
EL-ARISH (AA) – Zyrtarë egjiptianë njoftuan se militantët në veriun e trazuar të Sinait e kanë granatuar një shtëpi afër pikës së kontrollit duke lënë të vrarë pesë anëtarët e një familjeje dhe plagosën një adoleshent nga fqinjësia, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët mjekësorë dhe të sigurisë egjiptiane të cilat deshën të mbeten anonime, konfirmuan sot se një prej viktimave është vajza pesë-vjeçe, e cila ka mbetur nën rrënojat e shtëpive në qytetin Rafah.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Banorët e Sinait me vite janë të frikësuar nga rrebelët, ndërsa situata është përshkallëzuar sidomos pas grushtit ushtarak në të cilin u rrëzua presidenti Mohammed Morsi për shkak të protestave masive kundër tij në vitin 2013.