Murat Ünlü
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
PARIS (AA) - Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka deklaruar se Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (COP21), e cila pritej të përfundonte sot, të shtyhet edhe për një ditë për shkak të mos arritjes së dakordimit rreth marrëveshjes së re, raporton Anadolu Agency (AA).
Fabius, i cili kryeson COP21, në një deklaratë për televizionin francez BFM, tha se bisedimet, të cilat filluan më 30 nëntor, me qëllim të arritjes së marrëveshjes globale, po zgjasin më shumë se që pritej.
Ai shtoi se nesër pjesëmarrësve do t'ju prezantohet teksti i ri i marrëveshjes. "Atmosfera është e mirë, përparimet janë pozitive dhe ne jemi në rrugën e duhur", tha Fabius, i cili dje paraqiti një projekt-marrëveshje prej 27 faqesh, por marrëveshja nuk është arritur edhe përkundër negociatave të gjata gjatë natës.
Drafti i marrëveshjes së re përbëhet nga një numër pikash, shumica e të cilave kanë të bëjnë me përcaktimin e detyrimeve të shteteve, kur është fjala për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Në tekstin e projekt-marrëveshjes janë artikujt në lidhje me reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit nga karburantet fosile, duke kufizuar temperatura mesatare globale në mes të një, pesë dhe dy gradë, gatishmëria për të luftuar pasojat negative të ndryshimeve klimatike, dhe mbështetjen për të zvogëluar absorbimin e grimcave të gazit.
Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes ishte sot, 11 dhjetori, por pritet që kjo duhet të arrihet nesër. Pasi të arrihet marrëveshja përfundimtare, kontrata do të nënshkruhet në fillim të vitit 2016 në selinë e OKB-së.