Mustafa Keleş
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
OKB (AA) - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë dhe Kinës në historinë e tij për herë të parë ka diskutuar për shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Për diskutimin e çështjes e cila nuk ndodhet në programin mujor të Këshillit u krye një votim ku për vendosjen e çështjes në rendin e ditës votuan SHBA, Britania, Franca, Kili, Jordania, Lituania, Malajzia, Zelanda e Re dhe Spanja.
Ndërsa mësohet se Rusia, Kina dhe Angola ka votuar kundra dhe Nigeria, Çadi kanë abstenuar. Sipas procedurës pasi u arritën 9 votat e nevojshme çështja u vendos që të merret në rendin e ditës.
Çështja e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe ndikimet e saj në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare vjen për herë të dytë në rendin e ditës në Këshill, ku takimi i parë u realizua vitin e shkuar me një votim të ngjashëm.
Komisioneri i Lartë i OKB-së, për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad el-Husejin, duke kryer një prezantim për anëtarët në takim dhe duke shpjeguar shkeljet sistematike e të drejtave të njeriut një Korenë e Veriut ka kërkuar që çështja të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Për këtë është e nevojshme që të pranohet në KS të OKB-së. Por kjo duke si e pamundur të miratohet ngaqë anëtarët e përhershëm Rusia dhe Kina kanë fuqinë për të vënë veton për projekt-rezolutën.
Rusia dhe Kina mbrojnë qëndrimet se shkeljet e të drejtave të njeriut hyjnë në fushën e detyrës së Këshillit të OKB-së për të Drejtat t Njeriut. Ndërsa vendet Perëndimore theksojnë se këto shkelje ndikojnë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe ndaj përfshihet në kompetencat e KS të OKB-së.