Ruslan Rehimov
02 Gusht 2020•Përditësim: 03 Gusht 2020
Forcat ajrore dhe tokësore azerbajxhanase dhe turke po vazhdojnë stërvitjen e gjerë ushtarake në Azerbajxhan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat ajrore dhe tokësore azerbajxhanase dhe turke po vazhdojnë stërvitjen e gjerë ushtarake në Azerbajxhan, Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, tanket dhe automjetet e blinduara po ekzekutojnë detyra të ndryshme në terren. ( MM e Azerbajxhanit - Anadolu Agency )
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, tanket dhe automjetet e blinduara po ekzekutojnë detyra të ndryshme në terren.
Gjatë stërvitjes po monitorohet efektiviteti dhe koordinimi i zbatimit të detyrave, sigurimi i mbështetjes gjatë operacioneve luftarake, si dhe efektiviteti i personelit dhe armëve dhe pajisjeve ushtarake.
Ndryshe, në stërvitje marrin pjesë forcat ajrore dhe tokësore të të dyja vendeve.
Stërvitja e forcës ajrore, e cila filloi më 29 korrik, do të vazhdojë në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah dhe do të përfundojë më 10 gusht.
Ndërkaq, stërvitja e forcave tokësore mbahet në Baku dhe Nakhchivan më 1-5 gusht.