Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
21 Korrik 2020•Përditësim: 21 Korrik 2020
Rastet dhe fatalitetet nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vazhduar të rriten në të gjitha vendet e Euroazisë dhe Azisë Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kazakistani
Në vendin e Azisë Qendrore, Kazakistan, rastet e reja me COVID-19 janë rritur në gjithsej 73.468, përfshirë 1.630 raste të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve po ashtu është rritur në 45.376, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 585.
Kirgistani
Në Kirgistan, 1.108 persona të tjerë u testuan pozitiv ndaj virusit COVID-19, duke e çuar numrin e tyre në 27.2251, përfshirë 14.776 të shëruar.
Ukrainë
Sipas deklaratës së Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë, 673 raste te virusit u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 60.166.
Deri në 20 viktima tjera në këtë vend arritën numrin e vdekjeve në 1.518, ndërsa numri i të shëruarve u ngjit në 32.199.
Uzbekistan
Në Uzbekistan, 441 persona të tjerë kontraktuan virusin, duke e rritur numrin e tyre në 17.590.
Dy vdekje tjera sollën numrin në 92, ndërsa 76 të shëruar të tjerë gjatë 24 orëve të fundit e çuan numrin e përgjithshëm të të shëruave në 9.463.
Ministria e Shëndetësisë tha se 8.035 persona aktualisht janë duke marrë trajtim.
Armenia
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet me koronavirus në Armeni u rritën në 35.2254, pasi 273 persona të tjerë kontraktuan virusin gjatë ditës së kaluar.
Edhe 12 persona vdiqën nga virusi, duke e rritur numrin në 662, ndërsa 24.206 pacientë janë shëruar, përderisa trajtimi i më shumë se 10 mijë personave po vazhdon.
Në këtë vend janë kryer mbi 148 mijë teste të dyshuara për COVID-19.
Gjendja e jashtëzakonshme e paralajmëruar në muajin mars për shkak të pandemisë është zgjatur deri më 12 gusht.
Gjeorgjia
Të paktën dhjetë raste të reja me COVID-19 janë zbuluar gjatë ditës së fundit në Gjeorgji, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.090.
Numri i të vdekurve në vend qëndron në 16, ndërsa 903 pacientë janë shëruar deri më tani.
Më shumë se 5.500 njerëz janë karantinuar.