Salih Baran
26 Shkurt 2017•Përditësim: 27 Shkurt 2017
JAMBOL (AA) - Festivali i maskave në Jambol të Bullgarisë, është shndëruar në një skenë shumë ngjyrëshe me ritualin e trembjes së shpirtërave të këqinj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky ritual i përket periudhës antike dhe organizohet nga Trakët që jetojnë në Trakia, Bugllari dhe Greqi. Përmes këtij rituali të zhvilluar në ditët kur afrohet hyrja e pranverës, ata mundohen të largojnë shpirtërat e keqinj të mbetur nga dimri.
Grupet e mbledhura në parkun e qytetit në kuadër të organizimit të Bashkisë Jambol, kanë demostruar largimin e shpirtërave të këqinj përmes vendosjes së maskave dhe këmbanëve.
Maskat e përgatitura me dorë të quajtura "kuker" dhe këmbanat e shumta në trupat e tyre janë shoqëruar me veshjet e luftëtarëve të hershëm të krahinës. Ndërsa ecja është shoqëruar me meloditë tradicionale të këmbanave.
Festivali është ndjekur nga shumë vizitorë të ardhur nga Turqia, Rumania, Greqia, Maqedonia, etj. Programet kanë vazhduar më pas me koncerte, ekspozita dhe konkurset e fotografive.