Mohamed Sabry Emam Muhammed
26 Shkurt 2017•Përditësim: 26 Shkurt 2017
BAGDAD (AA) - Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir u tha zyrtarëve irakianë së mbretëria planifikon të emërojë një ambasador të ri në Bagdad, tha ministri i Jashtëm i Irakut Ibrahim al-Jaafari, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Jaafari e bëri të ditur këtë gjatë një konference të përbashkët për media me diplomatin e lartë saudit, i cili ka filluar një vizitë zyrtare në Bagdad të dielën.
Vitin e kaluar, Iraku kërkoi nga Arabia Saudite të zëvendësojnë ambasadorin Thamer al-Sabhan, pasiqë ai kishte akuzuar militanët aleat të Irakut për planifikim të atentatit ndaj tij.
Al-Jubeir, nga ana e tij, tha se Rijadi dhe Bagdadi kanë interes të përbashkët në luftën kundër grupit terrorist DEASH, i cili ka pushtuar vende të mëdha të territorit në Irakun verior dhe perëndimor në vitin 2014.
"Arabia Saudite dhe Iraku po përballen me kërcënimin e terrorizmit dhe kanë një dëshirë të përbashkët për të zhdukur atë", tha ai.