Zehra Ulucak
12 Shkurt 2016•Përditësim: 12 Shkurt 2016
KARAKAS (AA) - Në Venezuelë tre persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga virusi Zika, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i vendit Nicolas Maduro theksoi se tre persona kanë vdekur nga virusi Zika i cili transmetohet nëpërmjet mushkonjave Aedes.
Maduro gjithashtu theksoi se edhe 68 persona të tjerë janë transferuar në spital për shkak të komplikimeve të lidhura me virusin.
Ai nuk tregoi asgjë në lidhje me komplikimet, si dhe nuk dha informacione në lidhje me vdekjet nga virusi Zika.
Ministrja e Shëndetësisë së këtij vendi Luisana Melo njoftoi se në Venezuelë janë shënuar 4 mijë e 700 raste të dyshuara të virusit Zika. Organizatat lokale shëndetësore theksojnë se ky numër e tejkalon shifrën e 5 mijë.