Recep Şakar
03 shkurt 2016•Përditësim: 03 shkurt 2016
MELBURN (AA) - Virusi Zika është zbuluar tek dy persona të cilët ishin kthyer nga Karaibet në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku për sëmundje infektive në shtetin e Uellsit të Ri Jugor dr. Vicky Sheppeard në deklaratën e tij njoftoi se është vërejtur virusi Zika tek dy shtetas të Australisë, të cilët nga Karaibet janë kthyer në Sydney dhe prej të cilëve njëra është grua.
Duke theksuar se nuk ka nevoj për panik Dr. Sheppear tha se ''E dimë në Uellsin të Ri Jugor nuk ka mjet nëpërmjet të cilit do të përhapet infeksioni''.