Büşra Selvi Öğütcen
04 prill 2016•Përditësim: 05 prill 2016
HANOI (AA) - Për shkak të shkeljeve të ujërave vietnameze, autoritetet e këtij vendi për herë të parë konfiskuan një anije kineze dhe ndaluan kapitenin dhe ekuipazhin e anijes, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta "Thanh Nien" shkruan se anija kineze u soll dhe u ankorua në portin e qytetit vietnamez Hai Phong, ndërsa ekuipazhi u ndalua për t'u marrë në pyetje po në këtë qytet.
Roja bregdetare e Vietnamit tha se ka kapur një anije kineze e cila për nga pamja i ngjan një anije peshkimi, në të cilën në afërsi të ishullit Bach Long Vi në gjirin Tonkin u gjetën 100 mijë litra mazut.