Qays Abu Samra,Safiye Karabacak
04 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
CENİN (AA) - Ushtarët izraelitë kanë shmebur shtëpitë e 3 palestinezëve që vranë me pretendimin se kanë sulmuar ushtrinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mes forcave të ushtrisë izraelite dhe banorëve të zonës ka pasur konfrontime fizike. Ndërkohë që theksohet se ushtarët izraelitë kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe të vërtetë kundër banorëve. Nga ana tjetër thuhet se palestinezët i janë përgjigjur me gurë dhe përzierje molotofi.
Kryetari i Bashkisë Kabatije, Ahmed Kemil tha se ushtarët izraelitë kanë prishur shtëpitë e Ahmed Zekarine, Ahmed Eburrab dhe Muhammed Kemil-it në qytetin Xhenin.