Recep Şakar
05 Mars 2016•Përditësim: 06 Mars 2016
MELBOURNE (AA) - Në Australi debatohet rreth rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve, pas pranimit të ministrit të Ekonomisë së Vatikanit dhe kardinalit të Australisë, George Pell, raporton Anadolu Agency (AA).
Pell në fillim të javës në deklaratën e tij me anë të telekonferencës nga Roma, kishte theksuar se: "Në atë periudhë instinkti ynë më shumë ishte kundrejt ruajtjes së institucionit, shoqërisë së kishës nga turpi".
Nga ana tjetër Tim Lane nga qyteti Ballarat i Australisë i cili kishte vuajtur nga abuzimi seksual i një prifti foli për AA. 44 vjeçari Lane nga qyteti Ballarat tregoi se edhe ai është një ndër viktimat e abuzimit seksual.
Lane i cili e shikoi deklaratën me video konferencë të Pell-it nga Roma, në ekranet e vendosura para ndërtesës së komunës, vuri re se personat me qëllime të këqija zakonisht viktimat e tyre i zgjedhin nga mesi i fëmijëve të cilat janë të pambrojtur.
"U abuzova në shtëpinë time. Gjithashtu edhe vëllezërit/motrat e mi u abuzuan. Është shumë rëndë të jesh i detyrueshëm të jetosh me një gjë të tillë", tha Lane.
Ai më tej duke theksuar se personat e tillë strehohen nën maskën e besimit dhe hyjnë në kishë, tha se: "Unë dhe vëllezërit e mi në atë periudhë ishim të pambrojtur. U abuzova në shtëpinë time. Vëllezërit më të mëdhenj dhe 3 motrat e mia gjithashtu u abuzuan.
Është shumë rëndë të jesh i detyrueshëm të jetosh me një gjë të tillë. Për njerëzit të cilët thonë se i besojnë Zotit dhe duke u fshehur pas Zotit bëjnë gjëra të këqija dhe fëmijët janë objektiva të lehtë".