Recep Şakar
28 Mars 2019•Përditësim: 29 Mars 2019
Në Melbourne të Australisë mbahet Panairi i 24-të Ndërkombëtar i Luleve dhe Kopshtarisë, i cili mbledh ekspertët e kësaj lëmie nga vise të ndryshme të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Australianët treguan interes të madh për Panairin e organizuar në ndërtesën e Qendrës ekspozuese mbretërore në Melbourne dhe kopshtet rreth qendrës.
Në Melbourne të Australisë mbahet Panairi i 24-të Ndërkombëtar i Luleve dhe Kopshtarisë, i cili mbledh ekspertët e kësaj lëmie nga vise të ndryshme të botës. ( Recep Şakar - Anadolu Agency )
Vizitorët patën mundësinë të shohin aranzhime të veçanta të luleve të freskëta dhe të thata, por edhe ato me materiale të ndryshme bimore.
Panairin në Melbourne për çdo vit e vizitojnë disa mijëra persona ndërsa zgjat deri më 31 mars.
Aydan Tamay erdhi në panair me nënën e saj Nursen.
"Është shumë bukur. Po kalojmë një ditë të bukur në Melbourne", tha Aydan.