Esat Fırat
28 Mars 2019•Përditësim: 28 Mars 2019
Të paktën 56 hebrenjë radikalë në shoqërim të policisë hynë në kompleksin e Al-Aksës, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Drejtoria për Vakëfe në Kuds bëhet e ditur se hebrenjtë radikalë hynë në kompleks dhe në mënyrë të papërshtatshme janë sjellë.
Hebrenjtë radikalë kohë pas kohe me shoqërim të policisë hynë në oborrin e Al-Aksës, gjë që shpeshherë shkakton tensione në këtë zonë dhe përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve.
Nga Drejtoria po ashtu theksuan se forcat izraelite sot në mëngjes arrestuan Isama Necib, një nga rojtarët në Al-Aksa.
Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind të sipërfaqes së pjesës së vjetër të Kudsit që është nën okupimin izraelit ndërsa përfaqëson pikat e bashkimit me tri fetë më të mëdha të botës.
Pas Mesxhid-i Haremit në Mekkë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për muslimanët.